
Kraki: Gjykata e ka dhunuar disa herë kushtetutën për interesat e bandave politike

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë se Kushtetuesja “e ka dhunuar Kushtetutën për interesa të bandave kriminale”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Tutje tha se normat kushtetuese nuk mund t’u përshtaten as partive as ambasadave.
“Gjykata kushtetuese e ka dhunu disa here kushtetutën për interesat e bandave politike. Sot paska vendos ta dhunojë edhe veten dhe nja 2 aktgjykime qe vet i ka nxjerre”, ka thënë ndër tjerash Kraki.
Gjykata Kushtetuese konstatoi se kryesuesi i seancës Avni Dehari ka bërë shkelje kushtetuese.
(Kosova Sot Online)