
Arrestohet i dyshuari për aksidentin e rëndë në Komoran

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Komoran, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Për pasojë një person ka vdekur. Në aksidentin e rëndë ishin të përfshira gjatë vetura. Plagëve nuk u mbijetoi një grua, ndërkaq tetë persona pësuan lëndime dhe u dërguan për trajtim mjekësor në QKUK.
I dyshuari për shkaktimin e kasidentin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Komoran, Gllogoc / 11.08.2025 – 18:15. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)