Gjyqtari refuzon lirimin e Ilir Metës

  • A.P /
  • 13 August 2025 - 11:38
Gjyqtari refuzon lirimin e Ilir Metës

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) Erjon Çela ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për ish-presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, duke e lënë atë në “arrest në burg”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Meta kishte kërkuar lirimin nga qelia, duke argumentuar se hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim, prandaj nuk ekziston më rreziku për prishje provash. Megjithatë, kërkesa e tij u rrëzua.

Ish-presidenti i Shqipërisë u arrestua më 21 tetor 2024 dhe po përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Akuzat lidhen me lobimin e LSI-së në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA.

(Kosova Sot Online)