Ja pse Hekuran Murati fajëson opozitën

  • A.P /
  • 15 August 2025 - 15:05
Ja pse Hekuran Murati fajëson opozitën

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ia ka lënë fajin opozitës për mungesën e pagave për punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Ai ka thënë se për këtë është bllokimi i Kuvendit nga partitë opozitare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Muratit, Ligji për Buxhetin e përcakton qartë se alokimi i mjeteve për RTK-në bëhet me vendim të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ndërsa Thesari ka vetëm rolin ekzekutiv.

Ai theksoi se aktualisht ky komision nuk ekziston, për shkak se Kuvendi nuk është konstituar, dhe kjo sipas tij ka ndodhur si pasojë e bojkotit të votimeve nga partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK.

“Opozita, e cila ka bllokuar Kuvendin për muaj me radhë duke refuzuar të marrin pjesë në votim, tani po përpiqet t’ia faturojë Qeverisë mungesën e buxhetit për RTK-në. Por faktet janë të qarta: pa vendim të Komisionit për Buxhet, nuk mund të bëhet asnjë alokim,” shkroi Murati në një postim në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)