Vdes një person pasi u godit nga traktori

  • A.P /
  • 18 August 2025 - 10:30
Vdes një person pasi u godit nga traktori

Një burrë ka humbur jetën pasi që dyshohet se nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur atë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekja e tij u konstatua në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Lipjan / 17.08.2025-10:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)