Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon padi kundër ZRRE-së

  • A.P /
  • 19 August 2025 - 11:00
Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon padi kundër ZRRE-së

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me vendimin që detyron bizneset të kalojnë menjëherë në tregun e lirë të energjisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, OEK ka publikuar dokumentin e padisë që ka dorëzuar sot, duke theksuar se kjo padi është ngritur në mbrojtje të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe qytetarëve si konsumatorë të fundit, kundër – siç e cilëson – një vendimi të padrejtë të ZRrE-së.


(Kosova Sot Online)