Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 13:45
Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij në Kuvendin e partisë, ka folur edhe për angazhimin e gjithë anëtarësisë së partisë përgjatë zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku ka kërkuar edhe respektim të vendimeve që merren nga organet e partisë.

Sipas Abdixhikut, ata që nuk respektojnë vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të kenë vend në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Kush nuk respekton vullnetin e një shumicë, fundja ndoshta s’duhet të jetë pjesë e kësaj familje. Nuk mund t’ia marrësh të mirat e partisë e të mos japësh kontribut në anën tjetër”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)