
Kadrijaj: Po shihet që LVV-ja nuk është e interesuar për zhbllokim të situatës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e akuzoi LVV-në se me qëllim sot propozoi kandidate që nuk e kanë mbështetjen e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Do të shihni, edhe në seancat në vijim do të propozohen figura të tilla që nuk kanë përkrahje”, tha ajo.
Kadrijaj tha se seanca e sotme është dashur të nisë me një “kërkimfalje” nga Dehari dhe LVV-ja, pasi siç tha, “e kanë shkelur Kushtetutën.
Ajo tha se partitë që ishin në opozitë kanë ofruar alternativa për daljen nga ngërçi politik, por LVV-ja nuk i ka pranuar këto opsione.
“Po shihet që LVV-ja nuk është e interesuar për zhbllokim të situatës” tha ajo, duke iu referuar propozimit për kryeparlamentare të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës.
(Kosova Sot Online)