Moti sot pritet të jetë kryesisht nën ndikimin e vranësirave

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 07:24
Moti sot pritet të jetë kryesisht nën ndikimin e vranësirave

Moti në Kosovë të shtunën pritet të jetë kryesisht nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat herë pas here do të mbulojnë qiellin dhe do të kufizojnë intervalet me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në orët e mesditës e deri pasdites parashikohet të ketë mundësi për reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat malore dhe periferike, ku nuk përjashtohet ndonjë rigë kalimtare.

Temperaturat do të luhaten në vlera tipike për fundgushtin, duke krijuar një atmosferë më të freskët në krahasim me ditët e nxehta të javës që lamë pas.

(Kosova Sot Online)