
Ky vend ndalon përdorimin e telefonave nëpër shkolla

Koreja e Jugut ka miratuar një projektligj që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve inteligjente gjatë orarit të mësimit në shkolla – duke u bërë vendi i fundit që kufizon përdorimin e telefonave tek fëmijët dhe adoleshentët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ligji, i cili hyn në fuqi nga viti i ardhshëm shkollor në mars 2026, është rezultat i një përpjekjeje dypartiake për të frenuar varësinë nga telefonat inteligjentë.
Përdorimi i telefonave, siç thonë atje, po ndikon në performancën akademike të nxënësve dhe po u heq kohën që ata mund të kishin kaluar duke studiuar.
(Kosova Sot Online)