Pas rinumërimit ja dy kandidatët e LDK-së që janë në prag për të hyrë në Kuvend

  • A.P /
  • 29 January 2026 - 14:30
Pas rinumërimit ja dy kandidatët e LDK-së që janë në prag për të hyrë në Kuvend

Në faqen e KQZ-së tek rezultatet e përmbledhura tashmë janë duke u ndryshuar edhe votat e kandidatëve për deputetë, pas procesit të rinumërimit që ende po vazhdon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tek lista e LDK-së, kandidati për deputet, Paris Guri, e ka tejkaluar Arben Gashin dhe ndodhet vetëm 13 vota përpara.

Guri ka rreth 400 vota më pak se Ermal Sadiku i cili renditet i 15-ti dhe është kandidati i fundit që hyn në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së.

(Kosova Sot Online)