'Guxo' që e ka themeluar Vjosa Osmani garon për Kuvendin Komunal në Prishtinë

  • A.P /
  • 04 September 2025 - 11:00
'Guxo' që e ka themeluar Vjosa Osmani garon për Kuvendin Komunal në Prishtinë

Partia “Guxo” që e ka themeluar  presidentja Vjosa Osmani, e që aktualisht e drejton Donika Gërvalla ia ka mësyer garës për Kuvend Komunal të Prishtinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo parti ka vendosur Jeta Statovcin, deputete, si bartëse të listës së partisë.

Derisa me numër 3 në listë garon profesoresha dhe doktoresha e stomatologjisë Teuta Komoni, e cila tanimë e ka dëshmuar vetën në profesionin e saj derisa tani kërkon që të ulet në kolltukun e asambleistes.

Partia Guxo do ta ketë numrin 118 në fletëvotimin në zgjedhjet lokale.

Kujtojmë se Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen më 12 Tetor 2025.

 


(Kosova Sot Online)