Ish kandidati i VV-së për deputet merr licencë për tregti me energji: Me Albinin përpara na priftë e mbara

  • A.P /
  • 06 September 2025 - 08:36
Ish kandidati i VV-së për deputet merr licencë për tregti me energji: Me Albinin përpara na priftë e mbara

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Erzren Krasniqi, tashmë është licencuar nga ZRRE për tregti me energji elektrike, sipas raportimeve të medive online.

Sipas të dhënave që gjenden në ARBK, Krasniqi shihet që e ka themeluar kompaninë e tij më 24 prill 2025 dhe se është punëtori i vetëm që ka kompania e quajtur “Energy For Change L.L.C.”.

 

Aktiviteti kryesor i kompanisë së Krasniqit është tregtia me energji elektrike.

Në vitin 2017, Krasniqi kishte kandiduar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet me numrin 108. Siç bëhej e ditur në faqen e LVV-së, ai kishte punuar në KEDS në periudhën 2014-2016, derisa në LVV ishte anëtarësuar për herë të parë në vitin 2015 si ekspert në fushën e energjetikës.

Krasniqi e ka përkrahur Kurtin edhe pas vitit 2017. Në vitin 2020 ai kishte shkruar në profilin e tij “Me Albinin përpara na priftë e mbara”.

Në ARBK, Erzen Krasniqi figuron edhe si bashkëpronar i kompanisë “Solar2 Group”

(Kosova Sot Online)