
Tahiri: Presidentja Vjosa Osmani e ka mbyllur gojën

Edita Tahiri, ka komentuar masën e përkohshme të Kushtetueses për Kuvendin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen ndaj këtij rasti.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se e para e vendit duhet të reagojë.
“Gjykata kushtetuese prapë foli, prapë bllokoi Kuvendin – presidentja ka mbyllur gojën – kur do të flasë populli – populli është sovrani i takon ta marrë në dorë fatin e Kosovës përballë shkelësve të Kushtetutës”, ka shkruar Tahiri.
(Kosova Sot Online)