Irani pranon kufizim të programit të tij bërthamor

  • A.P /
  • 08 September 2025 - 08:06
Irani pranon kufizim të programit të tij bërthamor

Irani është i gatshëm të pranojë kontroll ndërkombëtar dhe kufizime në programin e tij bërthamor, nëse në këmbim hiqen sanksionet ndërkombëtare, kjo u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, përmes një artikulli të botuar në të përditshmen britanike The Guardian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje “realiste dhe të qëndrueshme”, që përfshin mbikëqyrje të rreptë dhe kufizime për pasurimin e uraniumit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Araghchi u bëri thirrje vendeve të E3 (Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe) që të shfrytëzojnë këtë “dritare mundësie”, duke paralajmëruar se në të kundërtën, pasojat mund të jenë katastrofike për rajonin dhe më gjerë.

(Kosova Sot Online)