Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur në Vushtrri

  • A.P /
  • 08 September 2025 - 10:08
Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur në Vushtrri

Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur të dielën në një kodrinë Vushtrri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.


(Kosova Sot Online)