Borrell: BE rrezikon të bëhet vazal i ShBA-së

  • A.P /
  • 09 September 2025 - 13:02
Borrell: BE rrezikon të bëhet vazal i ShBA-së

Josep Borrell, ish-Kryediplomati i Bashkimit Evropian, ka botuar një shkrim me reflektime të veta ku godet rëndë Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, duke i kërkuar BE-së që “ta dijnë” që ai “kurrë nuk do të jetë aleat”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Borrell shkruan se BE rrezikon “të bëhet vazal i ShBA-së”.

“Për momentin, një aleancë e papritur simpatizantësh të Trumpit dhe atlantikëve nostalgjikë duket se po dominon si Këshillin Evropian ashtu edhe Komisionin. Kështu, linja mbizotëruese ka qenë të lajkatohet dhe të qetësohet presidenti i SHBA-së me shpresën e kontrollit të dëmit, duke nxitur nga ana tjetër varësinë tonë politike, strategjike dhe madje ekonomike nga Uashingtoni – dhe kjo vështirë se po funksionon”, shkroi ai.

“Duhet të jetë e qartë tashmë se Trump nuk është dhe nuk do të jetë kurrë aleat. Amerika e tij përbën një tronditje të madhe gjeopolitike, ekonomike dhe kulturore për Evropën. Por të bëhesh një protektorat i SHBA-së nuk është i pashmangshëm – veçanërisht duke pasur parasysh opinionin publik gjithnjë e më të indinjuar për serinë e lëshimeve dhe poshtërimeve që po dëshmojmë”, tha ai.


(Kosova Sot Online)