Rubin: Me Jakup Krasniqin kam pasur kontakt minimal

  • A.P /
  • 15 September 2025 - 14:30
Rubin: Me Jakup Krasniqin kam pasur kontakt minimal

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesari Alagendra, pyeti Rubinin nëse kishte pasur ndonjë kontakt me Jakup Krasniqin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kam pasur kontakte minimale me Krasniqin. Bashkëbiseduesi im kryesor ishte Thaçi”, u përgjigj Rubin.

I pyetur nëse kishte gjetur informacione që e lidhnin atë me pretendimet për ekzekutime dhe vrasje, Rubin tha se, ngjashëm sikurse për Thaçin, nuk ishte hasur në asnjë informacion që e lidhte atë me këto pretendime.

“Kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin informacione për këto pretendime, jo vetëm në vitet 2000, por edhe më vonë. Por, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë informacion që t’i lidhte këto pretendime me ta”, tha Rubin.

(Kosova Sot Online)