Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta në dimër

  • A.P /
  • 16 September 2025 - 12:52
Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta në dimër

Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta të energjisë elektrike edhe këtë dimër, pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit me 16 për qind, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ismet Krasniqi nga nisma “Asnjë cent më shumë”, tha se kjo ngritje e çmimit është e padrejtë dhe më e larta në rajon.

“Vendimi i ZRrE-së për 16 për qind ka qenë shumë. Kosova ka ngritje të energjisë elektrike më së shumti në Ballkan, krahasuar me shtetet e tjera. Siç e dini tashmë kemi dorëzuar edhe padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe synojmë pezullimin e vendimit”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se efektet e shtrenjtimit tashmë ndihen edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Po i shohim pasojat e energjisë elektrike, sepse me ngritjen e saj kemi ngritje të ushqimeve dhe të produkteve bazë, në të gjitha produktet, le të themi”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)