
Hoxha në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit, B.A., gjendet nën masën e paraburgimit nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kështu kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
B.A., masa e paraburgimit i është caktuar nga 30 gushti 2025 deri më 30 shtator 2025.
(Kosova Sot Online)