Janë betuar në Presidencë kabineti qeveritar 'Rama 4'

  • A.P /
  • 19 September 2025 - 11:00
Janë betuar në Presidencë kabineti qeveritar 'Rama 4'

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”.

(Kosova Sot Online)