Franca pritet ta njohë sot Palestinën

  • A.P /
  • 22 September 2025 - 08:21
Franca pritet ta njohë sot Palestinën

Edhe Franca pritet që ta njohë sot shtetin e Palestinës. Datën e 22 shtatorit e ka përmendur sekretari i parë i partisë socialiste, njëherësh deputeti, Oliver Faure, , transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka kërkuar që sot, kur Franca më në fund do ta njohë shtetin e Palestinës, të ngritet flamuri palestinez nëpër komunat e Francës.

Por, ngritjen e flamurit nëpër komuna, e ka kundërshtuar Ministria e Brendshme.

Megjithatë, deputeti Faure ka thënë se pavarësisht tendencës që ministri i Brendshëm në largim po përpiqet t’i ndjekë penalisht kryebashkiakët që do të ndërmerrnin nismën për të lyer godinat e komunave me ngjyrat e Shtetit të Palestinës, i bëri thirrje Emmanuel Macronit, që Franca të jetë e qëndrueshme me qëndrimin që do të shpallë sot përpara komunitetit ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)