
Lexoni edhe:
Kurti duhet të bëjë një marrëveshje më të kujdesshme me BE-në për serbët lokalë në Kosovë
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Më në fund edhe Albin Kurti e shijon presionin e ndërkombëtarëve! Jo më larg se në vitin 2020, Albin Kurti në një konferencë për media kishte deklaruar, por citoj: “Vërtet nuk e kuptoj si është presioni ndërkombëtar, kisha pasur dëshirë ta shoh si duket ai”!
-Lëshimi i Albin Kurtit apo tërheqja nga vendimi për mosnjohjen e dokumenteve ilegale serbe në Kosovë, e krijon një “momentum të ri” politik për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë!
Ky kompromis për Ligjin për të Huajt, edhe pse Kurti e thotë se kemi të bëjmë vetëm me një zgjidhje teknike që nuk e prek thelbin e mosmarrëveshjeve politike, e hap një kapitull të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë!
Me këtë kompromis të Kurtit, Kosova rrezikon të hyjë në një fazë të re të presionit ndërkombëtar për kompromise të tjera, të cilat do ta prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit!
Pas këtij lëshimi të papritur të kryeministrit tashmë të ‘moderuar’, më nuk bëhet fjalë për vijat e kuqe të qeverisë Kurti, por për koncesione të reja, të cilat do të ndikojnë në thelbin e marrëveshjeve politike.
Sipas Kurtit, Qeveria që ai drejton “do të hapë një dritare të re tremujore për të mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë faktet civile të cilat deri më datën 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale që Kosova s’i njeh, ndërkohë aplikantëve do t’u lejohet përdorimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga strukturat jolegale.”
Ndryshe, kjo do të jetë sfida më e madhe e ‘Qeverisë Kurti’ për zbatim të plotë të sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, shkaku i obstruksioneve që mund t’i bëjë Serbia në zbatimin e planit për konvertimin e shtetasve serbë në shtetas kosovarë!
Pavarësisht faktit se shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, është ndjerë e lumtur me kompromisin e Albin Kurtit, sfidë do të jetë implementimi i Ligjit për të Huajt, që në fakt është ligj vetëm për serbët e Kosovës.
Pavarësisht faktit se si do të shkojnë procedurat e marrëveshjes së arritur mes Kurtit dhe Kallas, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mes Kosovës dhe Serbisë mbetet sfidë e madhe dhe e mundimshme për shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".