
Policia konfirmon nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në bunar

Policia ka konfirmuar nxjerrjen e trupit të pajetë të personit që ra në një bunar gjatë ditës së sotme në fshatin Lybeniq të Pejës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi.
Policia gjatë ditës njoftoi se rreth orës 14:30 janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit Lybeniq, ku një person ka rënë në bunar në një thellësi prej rreth 18-20 metrash.
(Kosova Sot Online)