
Ja si do të jetë moti këtë të martë

Moti të martën në Kosovë parashikohet të jetë i ftohtë, me disa intervale me diell në orët e para të ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë pasdites, vranësirat do të shtohen sërish duke sjellë reshje të dobëta shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 6°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 10°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)