
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me njoftim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.
Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër. Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike https://vpnv.kqz-ks.org ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.
Ndërkaq, regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta ka fillaur më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar. Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së https://vpnv.kqz-ks.org si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.
Më 2 tetor 2025 është përrmbyllur procesi i regjistrimit dhe evidentimit të votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione.
Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.
(Kosova Sot Online)