Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë

  • A.P /
  • 14 April 2026 - 07:36
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të martën, në orën 17:00, një seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila shënohet më 14 prill.

Rendi i ditës përfshin shënimin e kësaj dite nën moton “Ma kthe dritën”, e cila i kushtohet përkujtesës së vuajtjeve dhe sakrificave të të gjithë personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

(Kosova Sot Online)