
Bajrami ka akuzuar Vetëvendosjen për blerje të votave me para të taksapaguesve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për blerje të votave me para të taksapaguesve, duke e cilësuar këtë veprim si një skemë të pastër të korrupsionit publik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një reagim publik, Bajrami ka thënë se kostoja e këtyre veprimeve, sipas saj, kap vlerën prej 26 milionë eurosh, të cilat, sipas saj, janë përdorur nga LVV për të siguruar mbështetje elektorale për zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor.
“Prokuroria është vonuar t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpatorë që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Kjo është një skemë e korrupsionit publik,” ka deklaruar Bajrami.
Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar se qytetarët do të reagojnë përmes votës, duke ndëshkuar ata që, sipas saj, kanë keqpërdorur paratë publike për përfitime politike.
“Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit më 12 tetor,” përfundon deklarata e saj.
(Kosova Sot Online)