Ja si do të jetë moti këtë të enjte

  • A.P /
  • 09 October 2025 - 07:16
Ja si do të jetë moti këtë të enjte

Të enjten, moti në Kosovë pritet të jetë me intervale me diell dhe vranësira kalimtare. Herë pas here, pritet të ketë edhe ndonjë rigë të lehtë shiu, kryesisht në disa zona të izoluara të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Temperaturat do të mbeten në vlera mesatare për këtë periudhë të vjeshtës, ndërsa erërat pritet të jenë të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 8°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 16°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)