
KQZ: Platforma për publikimin e rezultateve preliminare pritet të jetë funksionale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se platforma për publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve pritet të jetë funksionale për ditën e zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përveç organizimit të votimit në vendvotime të rregullta për 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, KQZ do të organizojë votimin edhe përmes ekipeve mobile/lëvizëse për votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë regjistruar paraprakisht.
Numri i votuesve të regjistruar sipas kategorive për votim përmes ekipeve mobile është 3,467 votues, prej të cilëve:
1,508 votues të ngujuar në shtëpi;
1,956 votues në institucione (klinika shëndetësore, shtëpi të të moshuarve, qendra të paraburgimit, qendra korrektuese, etj.
(Kosova Sot Online)