Zbuloni rezultatet e deritashme të Arian Tahirit e Faton Pecit në Mitrovicë të Jugut

  • A.P /
  • 17 October 2025 - 07:50
Zbuloni rezultatet e deritashme të Arian Tahirit e Faton Pecit në Mitrovicë të Jugut

Procesi i verifikimit të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut është ende në zhvillim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë verifikuar 88,57 për qind e votave.

Bazuar në rezultatet e deritashme, Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 49.32% të votave të numëruara, apo 13,506 Vota, ndërsa Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) ndodhet pas tij me 46.43%, apo 12,715 Vota.

Procesi i verifikimit pritet të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të numërimit të të gjitha votave.


(Kosova Sot Online)