Osmani ka shkuar në Tiranë për arsye personale, jo në protestë

  • A.P /
  • 17 October 2025 - 13:08
Osmani ka shkuar në Tiranë për arsye personale, jo në protestë

Presidentja Vjosa Osmani sot është nisur për në Shqipëri për arsye personale familjare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Eskorta e saj është parë duke e kaluar kufirin dhe pamjet janë publikuar në disa media.

Shkuarja e saj në Shqipëri korrespondon me protestën që do të mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Por, vizita e Osmanit atje s’lidhet me këtë.

Nga Kosova janë nisur edhe shumë qytetarë për të marrë pjesë në “protestën gjithëkombëtare” të thirrur për sot në orën 17:00.


(Kosova Sot Online)