
Gjuriç: Regjimi i Kurtit ka mbyllur 128 institucione jetësore në zonat ku jetojnë shumica serbe

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Serbia e sheh raportin e UNMIK-ut si “të balancuar dhe realist”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai vlerësoi se të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë po “përkeqësohen sistematikisht” dhe se numri i “incidenteve me motive etnike është rritur”.
“Qëkurse (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti erdhi në pushtet, janë regjistruar 37 incidente kundër anëtarëve të komunitetit serb. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm një tragjedi serbe, por një dështim moral për të vepruar”, tha Gjuriq.
Ai akuzoi Qeverinë e Albin Kurtit për “urrejtje të kultivuar” dhe “spastrim të qetë etnik”.
“Regjimi i Albin Kurtit ka mbyllur 128 institucione jetësore në zonat ku jetojnë shumica serbe – institucione arsimore dhe shëndetësore, si dhe institucione të mirëqenies sociale, madje edhe zyrën e Kryqit të Kuq”, tha Gjuriq.
(Kosova Sot Online)