Një person humb jetën në Fushë-Kosovë pasi ra në hapësiren e liftit

  • A.P /
  • 23 October 2025 - 10:45
Një person humb jetën në Fushë-Kosovë pasi ra në hapësiren e liftit

Gjatë ditës së djeshme një person humbi jetën pasi ra në një hapsirë të liftit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka dhënë detaje shtesë rreth inicdentit, ku bëri të ditur se ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Rr. Agron Rrahmani, Fushë Kosovë  22.10.2025 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

(Kosova Sot Online)