
Humb jetën në aksident 7-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ndodhi të mërkurën mbrëma në Bolonja, përpara një karburanti, ku pas përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një djalë 7-vjeçar me origjinë shqiptare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Makinat në Granarolo u përplasën ndërsa po përpiqeshin të shmangnin një skuter elektrik të drejtuar nga një 46-vjeçar dhe babai i të miturit shqiptar, ashtu si edhe shoferi tjetër mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.
Mediat italiane raportojnë se ishte ora 8 e mbrëmjes kur djali i vogël, në makinë me të atin, u përfshi në përplasjen “kokë më kokë” të makinës së tyre tip Volkswagen me një Renault Clio.
Nga përplasja, fëmija, i cili sipas gjetjeve fillestare nga karabinierët nuk kishte vendosur rripin e sigurimit pësoi lëndime shumë serioze, të cilat nuk i lanë asnjë shans për mbijetesë
(Kosova Sot Online)