Prej 3 vitesh asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj, flet avokati i familjes së tij: Shpallja si i zhdukur s’ka lidhje me pasurinë
Pas tre vitesh pa asnjë gjurmë të Ervis Martinajt, familjarët e tij kanë depozituar një kërkesë në Gjykatë për shpalljen zyrtare të tij si të zhdukur. Megjithëse procedura është formale, misteri mbi fatin e tij vijon të mbetet i pazgjidhur.
Në një intervistë për emisionin “Në kohë reale”, avokati i familjes, Mirash Martini njëherazi edhe ish-avokati i vetë Martinajt, deklaroi se nuk ka asnjë informacion nëse ai është gjallë apo jo. Ai theksoi se familjarët kishin besuar gjatë në institucionet shtetërore dhe në premtimet për zbardhjen e çështjes.
“Nuk kam informacione që të them nëse ai jeton apo jo. Nuk mendoj që kanë bërë kërkime të tyre, ata kanë besuar gjatë te shteti edhe prej premtimeve të bëra që pritej të kishte informacion. Ka patur informacione sikur nga disa aplikacione të tjera dhe kanë pritur dhe kanë menduar që shteti duhej të bënte më shumë dhe të kishte një përgjigje për fatin e tij nëse është apo jo gjallë”, u shpreh avokati.
(Kosova Sot Online)
