Kurti ka udhëtuar në Paris me ftesë të Macron
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors.
(Kosova Sot Online)
