Kryediplomati sirian shkruan për njohjen e Kosovës nën kujdesin e Arabisë Saudite dhe mbështetjen e Turqisë

  • A.P /
  • 30 October 2025 - 11:00
Kryediplomati sirian shkruan për njohjen e Kosovës nën kujdesin e Arabisë Saudite dhe mbështetjen e Turqisë

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka shkruar në “X” për njohjen e Kosovës nga Siria, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga Riadi i Arabisë Saudite, presidentja Vjosa Osmani njoftoi për njohjen

Kryediplomati sirian tha se njohja u bë nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë.

“Nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë, Republika Arabe Siriane njoftoi njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, duke riafirmuar respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje”, ka thënë ai.

Për këtë njohje ka reaguar edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe krerë opozitarë.

(Kosova Sot Online)