Rukiqi: Vendimet e sotme të Albin Kurtit janë tentativë masive për blerje votash

  • A.P /
  • 31 October 2025 - 11:45
Rukiqi: Vendimet e sotme të Albin Kurtit janë tentativë masive për blerje votash

Berat Rukiqi nga LDK ka thënë se vendimet e sotme të marra nga qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti, do të mbahen mend si mashtrimi më i madh financiar dhe tentativë masive për blerje votash, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Rukiqit, këto vendime vijnë nga një qeveri e paligjshme.

Postimi i plotë;

Këto dy “vendime” do të mbahen në analet e historisë qeverisëse të Kosovës si mashtrimi më i madh financiar dhe si tentativa më masive për blerje votash.

Ato vijnë nga një qeveri e paligjshme, që ka uzurpuar institucionet e shtetit dhe po i përdor ato për interesa të ngushta politike

Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë: ky nuk është vendim qeveritar, është një premtim elektoral, i dhënë nga karriget e uzurpuara.

Buxhetin për vitib 2026 e miraton Qeveria e re dhe legjislatura e re, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

(Kosova Sot Online)