Bosch: Nga mungesa e Qeverisë së re u dëmtua imazhi i Kosovës

  • A.P /
  • 01 November 2025 - 13:05
Bosch: Nga mungesa e Qeverisë së re u dëmtua imazhi i Kosovës

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për mungesën e institucioneve të reja në vend, ndonëse kanë kaluar 8 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në shkurt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bosch ka thënë se nga mungesa e një Qeverie të re përgjatë gjithë këtyre muajve është dëmtuar imazhi i Kosovës dhe sipas tij të gjitha partitë politike janë fajtore.

Megjithatë ish-ambasadori ka thënë se në momentin kur s’ke një shumicë të dukshme për bërjen e Qeverisë, atëherë duhet të bëhen kompromise.

 “Ritmi i ngadaltë i formimit të qeverisë ka dëmtuar gjithashtu imazhin e Kosovës, por të gjitha partitë politike duhet të fajësohen. Kur nuk ka një mazhorancë të dukshme, duhen bërë kompromise” ka thënë ai.

Bosch në këtë intervistë ka folur edhe për procesin e dialogut dhe ka pasur kritika për BE-në dhe qasjen që ka treguar ndaj Serbisë.

(Kosova Sot Online)