Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi Greqinë
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ndodhi mëngjesin e së mërkurës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lëkundjet u regjistruan në orën 09:16 në veriperëndim të Ksanthit, në Greqi.
Konkretisht, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 5 kilometrash dhe epiqendra e tij ndodhej 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ksanthit.
(Kosova Sot Online)
