Autobusi përplaset me veturën, vdes shoferi, lëndohen 20 nxënës
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Arignano, pranë Torinos, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një veturë është përplasur me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë persona, kryesisht nxënës që po shkonin në shkollë.
Mediat italiane bëjnë të ditur se për pasojë humbi jetën drejtuesi i veturës ndërsa 20 nxënës u lënduar.
Në vendngjarje shkuan ekipet e shërbimeve të emergjencës, ambulancave ajrore dhe zjarrfikësve, të cilët siguruan zonën, ndërsa shkaku i aksidentit është ende nën hetim.
Autoritetet po mbledhin deklarata nga pasagjerët dhe shoferët që kanë qenë dëshmitarë të vendit të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)
