Polici i Kosovës që shkaktoj aksidentin me fatalitet është arrestuar

  • A.P /
  • 08 November 2025 - 09:37
Polici i Kosovës që shkaktoj aksidentin me fatalitet është arrestuar

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se polici i cili është i dyshuar për aksidentin e sotëm me fatalitet në Prizren, është arrestuar. IPK ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tutje, nga IPK shtohet se në vendngjarje kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

‘’Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin’’, thuhet në njoftimin e IPK’së.

Komunikata:

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me pasoja fatale në Prizren

Prizren, 7 nëntor 2025

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përshirë një zyrtar policor —  jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale duke goditur një këmbësor  i cili fatkeqësisht ka humbur jetën. 

Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.

Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse i dyshuari (zyrtari policor) është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


(Kosova Sot Online)