Kurti: S’është e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 07:23
Kurti: S’është e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar para gazetarëve sot pasi e vizitoi Institutin për Krime Lufte, ku u pyet nëse po zhvillohen bisedime me ndonjë parti ose deputetë për krijimin e qeverisë së re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti tha se mandati tashmë i është dhënë Glauk Konjufcës dhe se sipas tij nuk është punë e mençur që të ketë zgjedhje.

“Sa i përket krijimit të qeverisë, kanë ngelur edhe 10 ditë. Mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Glauk Konjufcës nga VV, ne urojmë për më të mirën. E ritheksojmë, nuk mendojmë se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe pastaj sërish në prill. Kështu që deputetet janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill. Por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur, duhet të përcaktohen për njërën prej tyre. Besoj që në këtë javë dhe në fillim të javës së ardhshme do të mund të kemi informacion më të saktë”, tha ai. 


(Kosova Sot Online)