Abdixhiku për Xhaferin: Nuk ka më me qëndru me një këmbë në LDK e me një qafë në një parti tjetër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me veprimin e Xhafer Tahirit për koalicion me VV’në në qytetin e Vushtrrisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai u shpreh se nuk mund të qëndrohet në LDK me një këmbë, e siç tha “me qafë e sy në një parti tjetër.
“Është çështje periferike, nuk dha rezultat. Si duket këtu ka një skenë heroike për një kapërcim politik, është e lirë bota në mënyrë më burrënore, vec duhet me thon po shkoj. Nuk ka më me qëndru me një këmbë në LDK e me një sy e me një qafë në një parti tjetër”.
“Ose je LDK në tërësi ose nuk je fare. Nuk ka asnjë njeri që vepron kundër interesave të gjithë anëtarësisë sonë”, u shpreh kreu i LDK-së.
(Kosova Sot Online)
