Ja sa vota morën Arian Tahiri e Faton Peci nga votat me kusht dhe me nevoja të veçanta
Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Mitrovicës së Jugut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Arian Tahiri i PDK-së nga votat me nevoja të veçanta ka marrë 38 vota, derisa Faton Peci i LVV-së, 26.
Ndërsa sa i përket votave me kusht, Faton Peci i LVV-së ka marrë 70 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së vetëm 39.
(Kosova Sot Online)
