Qytetarët të shqetësuar: Çmimi i një kompleti me vezë arrin në 6 euro e 39 cent në Kosovë

  • A.P /
  • 21 November 2025 - 10:57
Qytetarët të shqetësuar: Çmimi i një kompleti me vezë arrin në 6 euro e 39 cent në Kosovë

Në tregjet dhe supermarketet e Kosovës, çmimi i një kompleti me vezë ka arritur në 6 euro e 39 cent, një rritje që po vë në vështirësi shumë familje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qytetarët shprehen të revoltuar, duke thënë se përballja me shtrenjtimet e vazhdueshme është bërë pothuajse e pamundur.

Ngritja e çmimeve po vjen në një kohë kur paga minimale në vend mbetet 350 euro, duke krijuar një mospërputhje të madhe mes të ardhurave dhe shpenzimeve të përditshme.

Shumë prej tyre theksojnë se rritje të tilla të çmimeve po e rëndojnë ndjeshëm buxhetin familjar dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet.

Sipas qytetarëve, nëse vazhdojnë shtrenjtimet, jetesa në Kosovë do të bëhet edhe më e vështirë, sidomos për familjet me të ardhura të ulëta.


(Kosova Sot Online)