Babai i Naim Murselit: Nuk e di se çka ka mundur të ndodhë atë natë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të Naimit, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo deklaratë ishte dhënë më 6.12.2023
Gjatë leximit të kësaj deklarate nga gjyqtarja Fatime Dormaku, teksa pyetet babai i Naimit, se a ka ndonjë dyshim se çfarë kishte ndodhur, ai kishte thënë:
“As nuk e di, as nuk e kam ndonjë dyshim se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast”, kishte thënë ai.
Ai ishte pyetur se a ka pasur djali i tij armë, për çka e kishte mohuar një gjë të tillë.
Shqyrtimi gjyqësor do të vazhdojë me administrimin e provave.
(Kosova Sot Online)
