Hamza: 28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë

  • A.P /
  • 28 November 2025 - 09:05
Hamza: 28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Bedri Hamza në festën e 28 Nëntorit ka thënë se e kuqja dhe e zeza nuk janë vetëm ngjyra, janë Shqipëri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë. Nga flamuri i Skënderbeut në Krujë dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, deri te ditëlindja e komandantit Adem Jashari, kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë. E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët. Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet! “, ka shkruar Hamza.

(Kosova Sot Online)