Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

  • A.P /
  • 28 November 2025 - 14:05
Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një mesazhi të urimit në platformën “X”, nga Ministria Turke për Shqipërinë thekson miqësinë e qëndrueshme dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë”, thuhet në urim.

(Kosova Sot Online)